Transmetuar më 14-01-2022, 15:24

Ndërsa transfertat janë rritur nga pikëpamja numerike, shpenzimet e mekatos në futboll kanë ndjekur një prirje krejtësisht të ndryshme.

Siç tregohet nga “FIFA Global Transfer Report 2021”, në fakt, për të dytin vit radhazi, më 2021, shpenzimet lidhur me transfertat janë ulur ndjeshëm me një total prej 4.86 miliardë dollarësh të shpenzuar.

Për rrjedhojë janë investuar për blerje lojtarësh 13.6% më pak se në vitin 2020 (33.8 % nën rekordin e vitit 2019). Çfarë do të thotë kjo?

Nëse shumica e klubeve kanë punuar për t’i përmirësuar skuadrat e tyre, në të njëjtën kohë efektet e pandemisë dhe krizës ekonomike kanë çuar në operacione me kosto dukshëm më të ulëta dhe me formula shpesh larg transferimit klasik të përhershëm, me të cilin jemi mësuar ndër vite.

Siç thuhet në këtë dokument zyrtar, shumica e transfertave (59%) gjithashtu kanë ndodhur për më pak se 500.000 dollarë (pak mbi 430.000 €). Janë shpenzuar mbi 5 milionë dollarë (pothuajse 4.5 milionë euro) vetëm në 10% të rasteve.

Rrjedhimisht, shpenzimet mesatare për operacionet kanë rënë në mënyrë drastike, duke u vendosur në rreth 300.000 dollarë (as 300.000 euro) për operacion dhe kthyer kështu në nivelet e largëta të 2011-tës.