Transmetuar më 14-01-2022, 19:14

Kur ata i thanë po njëri-tjetrit, nuk do ta besonin se martesa e tyre do të zgjaste të paktën 81 vite.

Ron dhe Joyce Bond, 102 dhe 100 vjeç, mendohet se janë çifti që ka më shumë kohë i martuar së bashku në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata u martuan më 4 janar 1941 në Newport Pagnell, Buckinghamshire.

Vajza e tyre Eileen tha: "Kur ata u martuan së bashku, njerëzit thanë se lidhja e tyre nuk do të zgjaste shumë. Sa shumë gabuan".

Vitin e kaluar, çifti mori urime me shkrim nga Mbretëresha për arritjen e përvjetorit të 80-të të martesës së tyre.

Në ditën kur ata u martuan kishte rënë një sasi e pakët bore, kujtojnë ata, raporton bbc.

Dyshja pranon se lidhja e tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe besojnë se janë të barabartë në marrëdhënie.

"Nuk ka asnjë shef në marrëdhënien tonë. Ne japim dhe marrim të dy", tha zonja Bond.

"Ne kurrë nuk kemi pritur të arrijmë 81 vjet martesë. Ne e dimë se jemi shumë me fat që e kemi arritur këtë qëllim të mrekullueshëm. Ndihemi shkëlqyeshëm."

Zoti Bond tha: "Ndonjëherë jeta është e vështirë, por ne e përballojmë atë së bashku. Ne kujdesemi edhe për njëri-tjetrin."

Çifti ka dy fëmijë, Eileen dhe Bill, 3 nipër dhe mbesa dhe 6 stërnipër.

Dyshja u zhvendos në shtëpinë e të moshuarve në vitin 2013. Vajza e tyre tha se prindërit e saj ishin një "çift vërtet frymëzues".

“Kishte gjithmonë një pritje të ngrohtë dhe shumë dashuri për të gjithë”, tha ajo.

“Babai punoi shumë për të siguruar familjen, ndërsa mamaja punonte shumë për të mbajtur shtëpinë tonë dhe ne të pastër dhe të rregullt:.

“Mjafton të kaloni kohë me ta për të ditur se ata e duan dhe kujdesen për njëri-tjetrin, edhe pas 81 vitesh martesë”./noa.al