Transmetuar më 14-01-2022, 19:46

Krim i rëndë në një familje në Kroaci.

Një burrë e një grua, janë gjetur të vdekur në një apartament në zonën e Pula-s.

Sipas policisë, çifti dyshohet se është vrarë nga djali i tyre, raporton Noa.al.

Ata kanë mundur ta arrestojnë atë.

Raportohet, se djali i çiftit ishte rreth të 30-ve dhe pas krimit është dorëzuar vetë në polici.

Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe po marrin në pyetje djalin për të mësuar arsyet dhe shkaqet që dërguan atë të kryente këtë krim makabër.