Transmetuar më 14-01-2022, 20:23

Flakët e zjarrit shkrumbojnë plotësisht një biznes për agro-turizëm.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Reç të bashkisë Malësi e Madhe.

Biznesi Agro-Turizëm ishte hapur vitet e fundit, por fatkeqësisht i gjithë investimi u shkatërrua nga flakët e zjarrit.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të fikur flakët, por asgjë nuk mbeti.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.