Transmetuar më 14-01-2022, 20:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person ka humbur jetën brenda një lokali.

Burime bëjnë me dije për noa.al se në një lokal te Fresku,  ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Ngjarja padyshim që ka trembur klientët e tjerë që kanë qenë të pranishëm në lokal.

Trupi i 70-vjeçarit është dërguar drejt morgut të Tiranës.