Transmetuar më 14-01-2022, 21:26

Bie nga pallati në gjendje të dehur, përfundon në spital.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në lagjen "16 Prilli" në Fier.

Burime bëjnë me dije se A.M. 37 vjeç ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Ai është dërguar me urgjencë në spital e ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.