Transmetuar më 14-01-2022, 21:27

Një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka rënë nga kati i dytë i një pallati në Fier.

Burime bëjnë me dije për noa.al se mbrëmjen e sotme, në lagjen "16 Prilli", Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe po merr në pyetje familjarët e 37-vjeçarit që mbeti i lënduar.

Paraprakisht dyshohet se gjendja e të lënduarit është e rëndë.