Transmetuar më 15-01-2022, 10:53

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm infektimet me Covid në shkallë vendi.

Tirana, si kryeqyteti i vendit dhe me më shumë banoorë qëndron në krye të listës për rekordet e vazhdueshme për sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19.

Qytetarë të shumtë i janë drejtuar qendrave të testimit për të kryer tampone pasi edhe varianti Omicron po qarkullon me shpejtësi.

Epidemiologu Rexhep Muja, identifikon zonat më rrezikshme të Tiranës, sa i përket infektimit me Sars Cov 2.

Zonat më të rrezikuara janë Astiri, Blloku, Kamza, Lapraka dhe Kinostudio.

Sipas epidemiologut, rastet më të shumta të infektimeve po konfirmohen në vatrat familjare apo institucione shtetërore, pasi kontaktet e shumta dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në mjedise të mbyllura e rrit mundësinë e transmetimit të virusit. Në 24 orët e fundit në Tiranë janë shënuar 1120 të infektuar.