Transmetuar më 16-01-2022, 07:49

Ndërron jetë në spital i riu shqiptar që u rrah barbarisht nga një grup të rinjsh.

Ermal Delija nga Mitrovica raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin e QKUK. I riu ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga një sulm i dhunshme i ndodhur disa javë më parë.

Mediat kosovare informojnë se Ermal Delija u rrah nga një grup të rinj dhe përfundoi me lëndime të mëdha në spital dhe për disa javë qëndroi në gjendje kome. Pasi doli nga gjendja e komës dhe nga spitali, ai ishte pajtuar me familjet dhe personat që e kishin dhunuar.

Për fat të keq, para pak ditësh, atij i kishte humbur sërish vetëdija, për ç’ka ishte dërguar me urgjencë në QKUK. Këtë radhë nuk mundi të mbijetonte.