Transmetuar më 16-01-2022, 17:08

Një vullkan gjigant shpërtheu këto ditë në Tonga në Oqeanin Paqësor.

Vullkani ishte aq i fuqishëm sa kërpudha e krijuar prej tij u fotografua qartë edhe nga hapësira.

Ai shpërtheu mëngjesin e datës 15 janar, ndërsa raportohet se ka qenë aktiv prej muajit dhjetor. Shpërthimi i fundit ka krijuar një cunami gjigant që ka ngritur në këmbë autoritetet e vendit ishullor, ndërkohë që dallgët e mëdha priten që të godasin deri në SHBA.

Autoritetet vendase thanë se tymi toksik i çliruar prej shpërthimit shkoi deri në 20 kilometra lartësi.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohen viktima, ndërsa evakuimet vazhdojnë pasi dallga e madhe e krijuar prej vullkanit nuk ka goditur ende plotësisht ishullin në verilindje të Zelandës së Re.