Transmetuar më 17-01-2022, 09:24

Autobusi përplaset me makinën e policisë.

Ngjarja ndodhi në mëngjes në Shupkovc të Mitrovicës në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e policisë dhe një autobus.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.