Pas "Topit të Artë", të akorduar më 2021 për Lionel Messi, vjen "the Best FIFA", që në fakt hap vitin 2022 dhe mbyll çmimet e sezonit të kaluar futbollistik.
I organizuar nga FIFA, pas shkëputjes së "Topit të Artë", "The Best" tërheq çdo vit miliona shikues dhe tifozë futbolli, të vendosur për të kuptuar nëse të preferuarit e tyre arrijnë apo jo të fitojnë çmimin prestigjioz individual, i cili në edicionin e fundit iu dha Robert Lewandowski.
Sot, në Cyrih të Zvicrës do të ndahen çmimet e ndryshme "The Best". Do të ketë dhjetë kategori, nga lojtari më i mirë deri te goli më i mirë, nga lojtari më i mirë te "top 11" e vitit të kaluar.
KANDIDATËT PËR MË TË MIRËT
Lojtari më i mirë: Lewandowski, Messi, Salah
Lojtarja më e mirë: Hermoso, Kerr, Putellas
Portieri më i mirë: Donnarumma, Mendy, Neuer
Portierja më e mirë femër: Berger, Endler, Labbè
Trajneri më i mirë: Mancini, Guardiola, Tuchel
Trajneri më i mirë i një ekipi për femra: Cortes, Hayes, Wiegman
Goli më i mirë: Lamela, Schick, Taremi
LOJTARI MË I MIRË MASHKULL, SIPAS VITEVE
2020, Lewandowski
2019, Messi
2018, Modric
2017, Cristiano Ronaldo
2016, Cristiano Ronaldo
2015-2010 (çmimi u bashkua me Topin e Artë)
Lojtari i FIFA World
2009, Messi
2008, Cristiano Ronaldo
2007, Kaka
2006, Cannavaro
2005, Ronaldinho
2004, Ronaldinho
2003, Zidane
2002, Ronaldo
2001, Cool
2000, Zidane
1999, Rivaldo
1998, Zidane
1997, Ronaldo
1996, Ronaldo
1995, Weah
1994, Romario
1993, Baggio
1992, Van Basten
1991, Matthaus
KUSH VOTON PËR MË TË MIRËT?
Gazetarët, trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët e tyre respektojnë çmimet e ndryshme të FIFA-s. Jo vetëm kaq, duke pasur parasysh votën e rëndësishme të tifozëve të shprehur përmes faqes zyrtare të FIFA-s, vlen edhe ajo në klasifikimin final të "The Best".