Transmetuar më 17-01-2022, 10:38

Janë hedhur në treg kartmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekëshe në vendin tonë. Ato do të jenë në treg prej ditës së sotme.

Materiali i tyre do të jetë paska më ndryshe, ndërsa portreti i Ismail Qemalit dhe mbretit Gent nuk do të ndryshojë.

Pavarësisht emetimit të kartëmonedhave të reja, qytetarët paralelisht me kartëmonedhat e reja do të mund të përdorin edhe prerjet e vjetra.

Gjatë vitit të kaluar u hodh në qarkullim edhe prerja më e madhe e lekut shqiptar prej 10 mijë lekësh por që është ende në numër të kufizuar

Që prej shtatorit 2019 Banka Qendrore ka hedhur në qarkullim edhe katër kartëmonedha të reja të kësaj serie, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000 lekë duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë së re të përbërë nga 6 prerje.