Transmetuar më 17-01-2022, 10:41

Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg dy kartëmonedha të reja, me vlerë 500 dhe 2 000 lekëshe.

Ndryshimi i bërë në këto kartëmonedha do të jetë materiali që raportohet të jetë i njëjtë me atë me vlerë 1 mijë lekëshe.

Ndërsa nga ana e dizajnit nuk do të ketë asnjë ndryshim, pasi “fytyra” e tyre do vijojë të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent. Këto kartëmonedha janë pjesë e serisë së re me gjashtë prerje që u paralajmërua nga Banka e Shqipërisë.

Pavarësisht emëtimit të kartëmonedhave të reja, ato ekzistuese të të gjitha prerjeve do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja dhe të shërbejnë si mjet pagese deri në momentin e përfundimit të tyre.