Transmetuar më 17-01-2022, 14:43

Pak muaj pas largimit nga skuadra e femrave të PSG-së, Nadia Nadim nuk i ka dhënë fund karrierës së saj futbollistike. Pjesë e Racing Louisville FC, në Shtetet e Bashkuara, lojtarja 34-vjeçare, megjithatë është përgatitur me sukses për rikualifikimin e saj profesional.

Sulmuesja e kurorëzuar kampione e Francës me kryeqytetasit, sezonin e kaluar, njoftoi në rrjetet sociale se kishte marrë doktoraturën në mjekësi.

Një trajektore e bukur për atë, që gjatë fëmijërisë i është dashur të largohet nga vendi i saj. E lindur në Afganistan në vitin 1988, Nadia Nadim kishte gjetur strehim me një pjesë të familjes së saj në Danimarkë, duke ikur nga regjimi taleban.

Pikërisht në Skandinavi e zbuloi talentin për futbollin, përpara se të bëhej më vonë lojtare ndërkombëtare. Ajo luajti 98 ndeshje dhe shënoi 38 gola për kombëtaren daneze, vendin që e adoptoi.

Ish-lojtarja e PSG-së ka deklaruar shpesh qëllimin e saj për të kryer një "operacion" rindërtues të karrierës mbas futbollit dhe ia ka dalë, duke marrë diplomën për mjeke, pas 5 vitesh studimi, pa lënë mënjanë edhe futbollin.

Nadia Nadim u largua nga Afganistani kur ishte 11 vjeçe, pasi babai i saj u vra. Ajo ka shënuar në total 200 gola. Ka luajtur për PSG dhe Manchester City. Mjekja e re flet 11 gjuhë dhe tashmë do të shërojë njerëzit.