Transmetuar më 17-01-2022, 12:12

Turqit e konsiderojnë të gjatë presidentin e tyre Rexhep Taip Erdogan.

Takimi mes dy presidentëve në Shqipëri po ndiqet me interes të madh edhe në Turqi.

Një shtetas turk, i cili ka ndjekur vizitën live, ka kapur një detaj që e ka habitur. Bëhet fjalë për gjatësinë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Turqit i thërrasin Erdoganit “burri i gjatë”, pasi ai është 185 cm, por duket se janë përballur me dikë edhe më të gjatë.

“Ne e thërrisnim Presidentin tonë ‘burri i gjatë’, por lideri i shqiptarëve qenka edhe më i gjatë se ai”, komenton i çuditur turku i quajtur Nevzat në kanalin e Youtube të Presidencës turke. Kryeministri Rama njihet për gjatësinë e tij. Ai është 2 metra e 1 centimetër.