Transmetuar më 17-01-2022, 15:45

Sarah Felberbaum dhe Daniele De Rossi formojnë një çift solid dhe të lidhur ngushtë. Ata qëndrojnë larg thashethemeve, por nuk shpëtojnë dot prej tyre.

Së bashku që më viti 2011, ata janë burrë e grua prej vitit 2015. Ata kanë dy fëmijë: Olivia, 7 vjeçe dhe Noah, 5 vjeç. Sekreti i kësaj lidhjeje të fortë?

Aktorja shpjegoi gjithçka për një të përjavshme italiane: "Kemi krijuar një lidhje të gjallë, pasionante, të pastër, të bazuar në bashkëpërgjegjësi.

Kemi shumë vite bashkë, por e dua çdo ditë e më shumë partnerin tim. Jemi një ekip, në të cilin sjellim më të mirat e njëri-tjetrit, mbështesim njëri-tjetrin”.

Për momentin nuk ka asnjë ide për të pasur një fëmijë tjetër: "Gaia (16 vjeçe), vajza e madhe e Daniele (me gruan e parë), jeton gjithashtu me ne. Jeta tashmë është e mbushur, unë jam krenare për familjen tonë të bukur të gjerë".