Transmetuar më 17-01-2022, 16:09

Thomas Muller, gjithnjë e më i rëndësishëm për Bayern Munich, por mbi të gjitha një rekordmen në Evropë.

Sulmuesi i bavarezëve ishte protagonist në fitoren 4-0 të skuadrës së tij në Këln. Asnjë gol për gjermanin, por dy asiste të tij për Lewandowski, autor i një "hat-trick".

Falë këtyre asisteve për shokun e tij të skuadrës, Muller ka arritur një moment historik shumë të rëndësishëm në Evropë.

Në të vërtetë, siç raporton Opta, 32-vjeçari ka tani 150 asiste në ligën më të mirë të futbollit gjerman.

Që nga debutimi i Muller në Bundesligë në vitin 2008, vetëm Lionel Messi ka regjistruar një numër më të madh pasimesh fituese në 5 ligat më të mira evropiane.

Argjentinasi ka dhënë 180 asiste mes Barcelonës në La Liga dhe PSG-së në Ligue 1. Tani lojtari bavarez është në kuotën e 150 asisteve.

Do të shohim nëse nga ndeshja e ardhshme ai do të jetë në gjendje t’i përmirësojë më tej shifrat e tij në ndeshjen jashtë fushe kundër Hertha Berlin, më 23 janar.

Bayern Munich aktualisht kryeson renditjen në vendin e parë, i ndjekur nga Borussia Dortmund me gjashtë pikë më pak.