Transmetuar më 17-01-2022, 16:24

Një muaj pas zbritjes olimpike në Pekin, Lara Gut iu rikthye suksesit në Altenmarkt. Për të, kjo ishte fitorja numër 34 në Kupën e Botës.

Gjithashtu ishte një rikthim në krye, pas ndalesës prej Covid-19, në Amerikën e Veriut. Dy medalje botërore, një bronz olimpik, 31 vite për t’u festuar në prill.

Lara Gut ka marrë edhe mbiemrin e të shoqit, Valon Behrami. Ai, i cili tani luan për Genoa, por mund të shkojë te Brescia, thotë se e fitoi me një shëtitje në mal, sepse asaj nuk i pëlqejnë gjërat e mëdha, tipike mes futbollistëve. Ata u martuan në vitin 2018. Për futbollistin kosovar ishte martesa e dytë, për zviceranen e para: “Me dashurinë e jetës kuptova rëndësinë e të qenit dy”.

E lindur në Sorengo dhe e rritur në kantonin Ticino, ajo flet italisht dhe frëngjisht (gjuhët që përdori në familjen e saj), gjermanisht (për të komunikuar brenda ekipit zviceran), spanjisht dhe anglisht. Kurrë nuk ka qenë aq shumë zvicerane për shkak se është tejet e ashpër dhe e rezervuar.

Dashamirëse e leximit dhe e luleve (duket se i shoqi i dërgon pas çdo gare), pasioni i madh i Larës është sporti. E pashmangshme, pasi ajo vjen nga një familje sportive. Babai i Larës, Pauli, është një ish-skiator dhe trajner i saj që nga viti 2009. Nëna e saj Gabriella është një trajnere fitnesi dhe fizioterapiste, ndërsa vëllai i saj Ian (4 vjet më i vogël) është gjithashtu skiator dhe garon për Lihtenshtajnin. Kur theu gjurin, tha se ndalimi për një moment, edhe pas shumë stërvitjeve, e ndihmoi të gjente veten.

Lara kishte një rol aktore në filmin e vitit 2012 "All Down", në të cilin ajo luajti rolin e një skiatoreje të quajtur Chiara Merz. Filmi fitoi çmimin kryesor në festivalin "Kitzbühel" dhe kushedi nëse në të ardhmen nuk do të jetë në gjendje të gdhendë një rol tjetër para kamerës.

Skiatorja ndjek dietën e zonës. Dihet pak për të, përveç se i pëlqen deti, se ka ndryshuar dietën e saj gjashtë apo shtatë vjet më parë, duke kaluar nga një dietë drastike në një dietë më të ekuilibruar për të mos humbur kënaqësinë e ushqimit. Ajo ka ekipin e saj privat dhe kur nuk është nëpër botë jeton në Itali me burrin e saj.