Transmetuar më 18-01-2022, 08:34

Pas suksesit të Leo Messit në "Topin e Artë" të vitit 2021, dje u shpallën edhe çmimet "The Best" të FIFA-s. Çmimet për interpretuesit më të mirë të vitit të kaluar u shpërndanë përmes një ceremonie virtuale (për shkak të Covid-19).

Portieri më i mirë i FIFA-s për 2021 është Edouard Mendy, mbrojtësi ekstrem i Chelsea, që fitoi Champions League. Gianluigi Donnarumma dhe Manuel Neuer u mundën në këtë rast.

Portierja më e mirë është shpallur Christiane Endler, që luan me Olympique Lyon. Ajo triumfoi karshi Berger dhe Labbè.

Çmimi për golin më të mirë iu dha Erik Lamela për "rrjetën" kundër Arsenalit. Në podium ishin edhe golat e Schik dhe Taremi.

FIFA ka laureuar si trajneren më të mirë të vitit 2021 Emma Hayes, në stolin e Chelsea. Në podium ishin Cortes dhe Wiegman.

Trajneri më i mirë i vitit 2021 është Thomas Tuchel, kampion i Evropës me Chelsea. Gjermani mposhti Mancini dhe Guardiola.

FIFA përzgjodhi edhe formacionin më të mirë të vitit që kaloi: Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Kante, Jorginho, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi.

Çmimi për futbollistin më të mirë shkon për Robert Lewandowski. Messi dhe Salah plotësojnë podiumin. Polaku nuk e fitoi "Topin e Artë" të fundit, një episod që ndezi debatin në rrjetet sociale.

Aktualisht, këtë sezon, bomberi i Bayernit ka shënuar 34 gola në 27 ndeshje mes Bundesligës, Champions League, Kupës së Gjermanisë, Superkupës së Gjermanisë me fanellën e Bayern Munich. Shifrat e tij më 2021 janë të qarta: 69 gola në total në 59 ndeshje, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të Gerd Muller me 43 gola në 34 ndeshje të Bundesligës.

FIFA, MË TË MIRËT 2021. JA TË GJITHË FITUESIT

Lojtari më i mirë: Robert Lewandowski

Lojtarja më e mirë: Alexia Putellas

Portieri më i mirë: Edouard Mendy

Portierja më e mirë: Christiane Endler

Trajneri më i mirë: Thomas Tuchel

Trajnerja më e mirë për femra: Emma Hayes

Goli më i mirë: Erik Lamela