Transmetuar më 18-01-2022, 08:42

Një asteroid potencialisht i rrezikshëm i quajtur 7482 (1994 PC1) do të kalojë sot pranë planetit tonë.

“Shkëmbi hapësinor”, ka një diametër rreth 1 kilometër.

1994 PC1 nuk pritet të godasë planetin tonë, por do të vijë afër saj.

Kalimi i afërt i tij do të bëhet rreth orës 22:51 më 18 janar.

1994 PC1 nuk është vetëm i madh, por edhe i shpejtë.

Kur të jetë më afër Tokës, shkëmbi hapësinor pritet të udhëtojë me një shpejtësi prej rreth 45,000 milje në orë.

Projekti Virtual Telescope është vendosur të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë të asteroidit ndërsa ai kalon të martën.

Grupi i astronomëve ka qenë gjithashtu në gjendje të kapë imazhe të teleskopit hapësinor James Webb nëpërmjet pajisjeve të tij të teleskopit me bazë tokësore kohët e fundit.

1994 PC1 u zbulua në vitin 1994 në Observatorin Siding Spring në Australi nga Robert McNaught, sipas Minor Planet Center.

Nëse nuk bie gjëkundi, ai pritet të rikthehet shekullin e ardhshëm.