Transmetuar më 18-01-2022, 08:49

Dalin krejt papritur në rrugë dhe tufa me derra të egër shkakton aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Rasti konfirmohet nga burime policoire.

Sipas policisë lokale ngjarja ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, përkatësisht në Duhel. Një veturë ka goditur një tufë derrash të egër. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital.

Shoqata e Gjuetarëve ka larguar derrat nga rruga dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar.