Transmetuar më 18-01-2022, 15:16

Ndonjëherë, emocionet e kampionit maten më shumë në humbje sesa në fitore. Ky është përfundimi në të cilin mund të arrijmë pas paraqitjes së Lionel Messit gjatë gala-së se djeshme “The Best”, në të cilën lojtari nuk ishte i ftuar personalisht në Zyrih, selinë e FIFA-s.

Kështu, edhe pse e dinte prej ditësh që nuk do ta fitonte çmimin, FIFA i kërkoi argjentinasit që të ishte pjesëmarrës online në gala. Leo ndjeku gjithçka nga shtëpia e tij në Paris, para iPad-it, për gati një orë.

Ai përcolli sportivisht dhe i qeshur dhënien e trofeut të më të mirit për Robert Lewandowski. Ishte një gjest human dhe i dashur ndaj kolegut polak, të cilit i rrëmbeu “Topin e Artë” të fundit.

Tashmë, në galanë e “France Football” për vitin 2021, Leo bëri një gjest të vlerësuar nga të gjithë, kur tha se dikush duhet ta shpërblejë Lewandowski për atë që bëri më 2020 me Bayern Munich. Atë vit, revista prestigjioze sportive franceze nuk e akordoi “Topin e Artë”, duke përdorur si shkak pandeminë.

Nga e thëna në të bërë, ky është Leo Messi. Ai qëndroi online tërë kohës sa zgjati gala-ja e “The Best FIFA”, rreth një orë, duke respektuar polakun, edhe pse vetë e dinte se kishte dalë i dyti.

Kjo kishte ndodhur edhe në gala-në “The Best 2020”, ku triumfoi po ashtu Lewandowski. Argjentinasi e dëshmoi respektin për rivalin dhe kolegun virtualisht, nga shtëpia e tij në Castelldefels (Barcelona).

Le të kujtojmë se, megjithëse duket e çuditshme, Lewandowski ka tashmë më shumë “The Best” (dy, 2020 dhe 2021) sesa Leo Messi (2019). I vetmi futbollist tjetër që ka dy çmime të tilla është Cristiano Ronaldo (2016 dhe 2017).