Transmetuar më 18-01-2022, 17:08

E pazakontë! hkretëtira e Saharasë është mbuluar nga dëbora pasi temperaturat ranë nën zero.

Akulli e mbuloi dunën në fenomenin e rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku janë regjistruar temperatura prej 136.4F (58C). Gjatë natës, termometri në qytetin algjerian bie në -2C (28F). Akulli krijoi pamje mahnitëse në rërë pasi zona u përball me një dëborë që binte papritur.

Rastet e shkuara kanë ndodhur në 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Ain Sefra i njohur si Porta e Shkretëtirës është rreth 3000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas.

Shkretëtira e Saharasë mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka kaluar nëpër ndryshime në temperaturë dhe lagështi gjatë disa qindra mijëra viteve të fundit. Edhe pse Sahara është shumë e thatë sot, ajo pritet të bëhet e gjelbër përsëri pas rreth 15,000 vjetësh.