Transmetuar më 18-01-2022, 22:06

Nuk është e thënë mashkull-femër! Ka dhe zgjidhje të tjera.

Arjola Demiri dhe Beniada Nishani kanë krijuar një raport të ngushtë me njëra-tjetrën brenda në shtëpi. Së fundmi ato kanë dhuruar momente provokuese për publikun.

Ndërsa ishin ulur në krevatin e tyre modelja e njohur ngrihet dhe i ulet sipër aktores dhe më pas dyshja fillojnë bisedën duke bërë si çift. “Çifti i ri” kanë shkaktuar mjaf të qeshura dhe tek banorët e tjerë që ishin në dhomën e gjumit.

Shakanë e nisi modelja Beniada Nishani duke i thënë aktores të mos shikojë Monikën teksa zhvishet, pasi ajo “e dashuron”. Aktorja Arjola Demiri duke i mbajtur shakanë e ka vazhduar bisedën duke i thënë se “nuk ka asgjë të keqe” që edhe dy gra mund të dashurojnë.

Biseda mes vajzave:

Arjola: Çfarë ke zemra ime që je e menduar?

Beniada: Nuk don t’iua tregoj të tjerëve. Me të tjerët jam shumë e turpshme. Zemër pse bën kështu pse nuk më shikon kurrë?

Arjola: Sepse jam dashuruar, humbur.

Beniada: Me kë?

Arjola: Me Nikën?

Monika: Ju po përqafoheni unë u zhvesha.

Beniada: Vëllai i madh, Monika nudo, seksi.

Arjola: Mund të zhvishemi të treja.

Beniada: Jam shumë xheloze, mos e shiko më Monikën.

Arjola: Jo nuk e shikoj.

Beniada: As me një sy.

Arjola: Ok, po me dy sy ta shikoj.

Beniada: Jam xheloze thashë, do të nxjerr nga shtëpia.

Arjola: Ok, më nxirr, më nomino.

Beniada: Jo shpirt nga shtëpia jonë, jo nga këtu.

Arjola: Ok nga shtëpia jonë. Pse kemi shtëpi bashkë ne?

Beniada: Po.

Arjola: Ok, kemi mace e qen?

Beniada: Po, një mace.

Beatrix: Çfarë po bëni?

Monika: Asgjë, këto po puthen.

Arjola: Çifti më i ri në Big Brother VIP.

Beniada: Çifti më i bukur te shtëpia e BB VIP, Arjola e Beni, edhe dy gra mund të dashurojnë, nuk ka asgjë të keqe.

Arjola: Asgjë të keqe nuk ka.

Beniada: Të plasin nga inati. Dashuria është gjëja më e bukur në botë.

Arjola: Po, të na ekzekutojnë kur të dalim nga këtu, të na përjashtojnë nga farefisi. Ti thjesht shko te prindërit, kërcet e thua mam, bab, erdha unë, e veç kur të plasë ndonjë tenxhere, ndonjë dru aty. Ik mallkuar qofsh.

Beniada: Trixa do vish edhe ti me ne të përqafohemi e puthemi.

Arjola: Nuk ka nevojë ajo, është ngopur.