Transmetuar më 19-01-2022, 08:03

Ngjarje tragjike në Spanjë.

5 persona humbën jetën dhe 11 u plagosën nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë e të moshuarve gjatë natës.

“Ka pesë viktima dhe njëmbëdhjetë persona të shtruar në spital për shkak të tymit’, njoftuan shërbimet e urgjencës në Valencia.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth mesnatës në komunën Moncada.

Sakaq zjarrfikësit shpëtuan 25 persona që ndodheshin brenda ndërtesës.

Po hetohet për shkaqet e zjarrit.