Transmetuar më 19-01-2022, 08:44

Ultimatum për Ousmane Dembélé nga Barcelona, e cila thuhet se i ka dhënë 48 orë kohë lojtarit për të vendosur mbi rinovimin e kontratës.

Francezi, të cilit kontrata aktuale i skadon në qershor, ka negociuar zgjatjen e saj prej javësh. Megjithatë, duke parë hezitimin, Barcelona i ka vendosur ultimatum: ose rinovon kontratën që i skadon, ose nuk do të luajë më deri në qershor.

Për të konfirmuar ultimatumin e klubit katalanas, ja fjalët e Moussa Sissoko, agjentit të lojtarit, në një intervistë për "RMC Sport":

"Ata duan të na bëjnë presion, por nuk funksionon me njerëz si ne. Ndoshta mund të punojë me agjentë që janë miq të Barcelonës, por ky nuk është rasti im.

Unë jam këtu për të mbrojtur interesat e lojtarit tim". Marrëdhëniet mes dy palëve janë gjithnjë e më të tensionuara.