Transmetuar më 19-01-2022, 08:30

5 persona janë vënë në pranga në Vlorë për llogari të SPAK.

Operacioni u zhvillua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Personat akuzohen për krijimin e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve.

Burime për Noa.al informojnë se 5 personat e arrestuar janë dërguar për në Tiranë, ku do të njihen edhe me masat e sigurisë dhe akuzat që janë ngritur ndaj tyre.