Transmetuar më 19-01-2022, 08:47

Situatë e tensionuar mes policisë dhe banorëve te ‘5 Maji’ në Tiranë. Siç shihet nga foto, forca të shumta policie ndodhen në zonë pasi nga çasti në çast pritet aksioni pë prishjen e disa banesave.

Prishja është kundërshtuar nga banorët pasi, sipas tyre, nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Një zonjë ka refuzuar të dalë nga banesa dhe pavarësisht se policia po përpiqet të negociojë me të për të dalë jashtë bashkë me familjen e saj, zonja nuk pranon të lirojë banesën.

Fadromat e IKMT-së kanë shkuar në zonë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.