Transmetuar më 19-01-2022, 09:44

Ngjarje tragjike në Elbasan, ndërron jetë në spital fëmija 3 vjeç.

Burime të Noa.al pranë spitalit të Elbasanit konfirmojnë se fëmija është paraqitur në spital ditën e djeshme rreth orës 17:00 me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.

Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturit.

Sipas policisë është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.