Transmetuar më 19-01-2022, 10:02

Pasi shpërndau zhgënjimin e Superkupës së Italisë, Juventusi arriti objektivin e kalimit të turit në Kupën e Italisë, duke mposhtur Sampdoria në shtëpi me rezultatin bindës, 4-1.

“Pokeri” i bardhezinjve maturohet në segmentin sezonal më bindës nga skuadra e Allegrit, e cila prej disa muajsh ka treguar sigurisht një vazhdimësi më të madhe të performancës.

Në këtë kuptim, shifrat flasin vetë. Pas dy humbjeve radhazi në fund të nëntorit, kundër Chelsea dhe Atalanta, skuadra bardhezi ka marrë 8 fitore në total, 2 barazime dhe vetëm një humbje, në Superkupën e Italisë, në 11 ndeshjet e fundit zyrtare.

Në nisje të vitit të ri 2022, duket se “Zonja e Vjetër” ka hedhur një hap të rëndësishëm nga pikëpamja realizuese. Në 5 ndeshjet e para të vitit që sapo ka nisur, Juve ka shënuar 12 gola, duke llogaritur të gjitha garat kombëtare.

Në nivelin e ligave kryesore evropiane, vetëm Real Madridi e ka këtë rezultat, ndërsa pas tyre janë Chelsea me Fiorentina. Nga 12 golat e shënuar në këtë muaj të parë të vitit 2022, në Serie A mbërritën 7 prej tyre, si rezultat i barazimit ndaj Napolit, fitores së bujshme 4-3 në fushën e Romës dhe 2-0 ndaj Udinese.

Më pas goli iluzion i McKennie në Superkupë dhe në fund “pokeri” i Kupës së Italisë. Në mënyrë të detajuar, janë nëntë lojtarë të Juventusit, ata që e kanë gjetur tashmë rrugën e rrjetës në fazën embrionale të vitit të ri: Chiesa, Dybala (3 herë), Locatelli, Kulusevski, De Sciglio, McKennie (2 herë), Cuadrado, Rugani dhe Morata.