Transmetuar më 19-01-2022, 10:55

Cristiano Ronaldo, një idhull absolut i Manchester United, dhe Georgina Rodríguez, e cila po numëron ditët derisa Netflix të publikojë këtë muaj dokumentarin në të cilin rrëfen jetën e saj, po shijojnë çdo minutë të jetës së tyre në Angli. Nuk mund të ishte ndryshe, duke pasur parasysh edhe suksesin e tyre profesional, edhe vilën luksoze në të cilën ndajnë orët e tyre me familjen.

Pavarësisht se janë katër fëmijë që jetojnë me çiftin dhe se dy binjakë të tjerë do ta rrisin familjen në muajt në vijim, hapësira nuk është tamam një çështje që shqetëson Cristiano Ronaldon dhe Goergina Rodríguez në shtëpinë e tyre. Në fakt, rezidenca e tyre në Manchester ka as më shumë e as më pak se shtatë dhoma. Të gjitha suita dhe të pajisura me banjë e dhomë zhveshjeje.

Score Cristiano Ronaldo's Manchester Mansion for $4.1M - Cottages & Gardens

Eshtë e panevojshme të thuhet se aty është dhoma e bollshme e ndenjes, me divane të mëdhenj dhe të gjitha llojet e komoditeteve, në të cilën familja pushon dhe shikon televizor. Megjithatë, nëse ka një pjesë të shtëpisë që i dedikohet kohës së lirë, krejtësisht ekskluzive, ajo është një tjetër: dhoma e kinemasë. Pa dyshim, një nga xhevahiret në kurorën e rezidencës.

Do të ishte vërtet e vështirë të përcaktoje pjesën më tërheqëse të shtëpisë, por dy të dashuruarit e kujdesit për fizikun e tyre, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, nuk mund të jetonin pa palestrën, pishinën dhe xhakuzin. Tri ambiente të panegociueshme, të lidhura me njëra-tjetrën.

Cristiano Ronaldo Selling Former Manchester Mansion for £3.25M - Mansion  Global

Natyrisht, materialet e brendshme janë të cilësisë më të lartë, duke respektuar estetikën e ndërthurjes së modernitetit dhe elementeve rurale, pasi enklava në të cilën çifti ka vendosur vendbanimin e tyre ndodhet jashtë qytetit, në një zonë të gjelbër dhe të qetë, me hapësirë të madhe përreth. Pra, nuk mungon kontakti me natyrën.

In Pics: Virtual tour of Cristiano Ronaldo's new lavish house in Manchester  | News | Zee News