Transmetuar më 19-01-2022, 11:43

Meqenëse David Beckham u shpërngul me gjithë familjen e tij jashtë shtetit, fillimisht për të luajtur me LA Galaxy dhe më pas për t’u bërë president i Inter Miami, sapo i "vari këpucët në gozhdë", anglezi po bën jetë si… yll Hollivudi.

Mes Kalifornisë dhe Floridës, ish-mesfushori i Manchester United, Real, Milan, PSG dhe Anglisë po jeton një jetë të denjë për një legjendë filmi. Ai, Victoria dhe të gjithë fëmijët janë tani yje. Dhe kështu, kur ndodh diçka, ata trajtohen si çdo amerikan … ose pothuajse, siç shpjegoi një nga mitet e basketbollit, i krijuar në SHBA, Shaquille O’Neal.

Pak kohë më parë "Shaq", një nga qendrat më dominuese në historinë e basketbollit, u gjend në divanin e "Late Show" me James Corden, së bashku me Victoria Beckham. Ish-basketbollisti i madh tregoi se si e gjeti në rrugë… portofolin e David:

“Një ditë po ecja në Beverly Hills dhe gjeta një portofol. Zakonisht, kur gjej një të tillë, marr paratë që janë brenda dhe e hedh. Por ky ishte një portofol vërtet i bukur, kështu që e shikova me kujdes dhe mbi të shkruhej David Beckham. Mendova me vete: jo, nuk mundet! Shikova dokumentet dhe në fakt ishin të David".

Victoria Beckham and Shaquille O'Neal Are the Perfect '90s Throwback Pair

Një gjë e shtrenjtë për "Becks". Sidoqoftë, duke qenë se çdo gjë është e pritshme me "Shaq", historia nuk përfundoi me kaq: “Nuk doja të shkoja tek ai dhe t’ia dorëzoja në hyrje të shtëpisë, ndaj e telefonova dhe i bëra një shaka”.

Shakaja nënkuptonte një shpërblim për t’i dorëzuar portofolin: "I thashë David se kam portofolin tënd, por kthimi i tij do t’ju kushtojë një milion dollarë. Ai e dinte që isha unë dhe më tha: Shaq, ndalo së luajturi. I saktësova se kisha gjetur portofolin dhe erdhi për ta marrë tek unë".

Mund të dukej si diçka e sajuar nëse nuk do të ishte Victoria pranë "O’Neal" për të konfirmuar gjithçka: "Sigurisht që e dija këtë histori. Davidi po e humbet vazhdimisht portofolin e tij, më duhej t’i blija një me zinxhir për të parandaluar që kjo të ndodhte".