Transmetuar më 19-01-2022, 12:11

Pas aksionit në zonën e 5 Majit në Tiranë, IKMT e mbështetur nga policia ka nisur shembjen e disa banesave në njësinë 4 në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga noa/lsa shihet një i ri që qëndron në çatinë e banesës së tij, duke kërcënuar se do të hidhet prej aty.

Pas ndërhyrjes së policisë, i riu është larguar nga çatia, ndërkohë që së bashku me familjarët është shoqëruar për në komisariat.

Në total gjatë ditës së sotme në këtë zonë pritet që të shemben 4 banesa.

Ndërkohë që në zonën e 5 Majit, gjatë orëve të paradites së sotme u shembën 3 banesa.

Burime bëjnë me dije se në kuadër të projektit të ndërtimit të pallateve për banorët e prekur nga tërmeti, do të shemben rreth 430 banesa private, kryesisht pa certifikatë pronësie.

Familjarët thonë që kanë certifikatë pronësie dhe se nuk iu ka ardhur asnjë shkresë zyrtare për shembjen.

Banorët nuk kanë rënë dakord me Bashkinë e Tiranës për një marrëveshje.