Transmetuar më 19-01-2022, 13:44

Presidenti Ilir Meta ka folur me gazetarët pas takimit që pati me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla që mazhoranca është gati për zgjedhje në 6 mars dhe nuk do t’i bojkotojë ato.

Meta nuk i kurseu batutat para gazetarëve duke u shprehur se Taulanti është i madhërishëm, sepse është përfaqësues i shumicës, por i cakton vendin edhe pakicës.

“Nuk do të donim të kishim debate të paktën me shumicën për cdo diksutim ligjor apo procedurial. Të ndaj edhe me ju një shqetësim të fundit që kisha, thashë mos kushedi shumica bojkton zgjedhjet, edhe a do t’ia vlente një proces i tillë. Mora garanci nga z.Balla që ata janë të gatshëm në cdo kohë për zgjedhjet dhe mirëkuptojnë cdo vendim për datën. Nuk ka pasur konsultim me partitë, ka pasur një konsultim me përfaqësuesit e shumicës në Kuvend”, tha Meta.

I pyetur nëse do ketë takime me përfaqësues të opozitës, Meta tha: “Nuk ka arsye përse të ketë. Nuk kemi përse të spekullojmë. Po të kishte konsultime me partitë do t’ia bëja ftesën kryetarit të partisë ose sekretarit të përgjithshme. Kam patur vetëm një shqetësim mos kushedi i bojktonte shumica“.

“Opozita nuk mund të ankohet pse i jep një ditë më shumë apo një javë më shumë për t’u përgatitur. Z. Taulant është i madhërishëm është përfaqësues edhe i shumicës, por i cakton vendin edhe pakicës“, tha presidenti.