Transmetuar më 19-01-2022, 14:13
Ngjarje e rëndë në Lushnje. Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në banesë.
Burime informojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Imësht.
R.B. 75 vjeç është gjetur nga familjarët i vetëvarur në njëran nga dhomat e shtëpisë.
Për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.
Nuk dihen shkaqet që e detyruan të moshuarin të ndërmarrë aktin fatal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.