Transmetuar më 19-01-2022, 14:32

Georgina Rodriguez është shtatzënë. Modelja dhe influencuesja, në marrëveshje me partnerin e saj Cristiano Ronaldo, ka vendosur që binjakët t’i lindë në Spanjë.

Më saktë në spitalin universitar “Quironsalud” dhe jo në Angli, ku është zhvendosur që kur CR7 rifilloi të luante për Manchester United. Siç raporton gazeta “El Nacional”, 27-vjeçarja ka qenë së fundi në Madrid.

Atje ka promovuar serialin e saj në Netflix dhe ka shfrytëzuar rastin të ndalet tek struktura spitalore e cituar më sipër, ku ka përcaktuar të gjitha detajet e shtrimit dhe lindjes. Georgina e njeh mirë spitalin spanjoll, sepse aty lindi Alana Martina në vitin 2017.

“Quironsalud” është një qendër mjekësore shumë prestigjioze, me 133 dhoma teke dhe 57 suita, duke përfshirë katër suita të mëdha prej 55 metrash kartorë me dy banja, Wi-Fi, televizor dhe kasafortë. Gjithashtu, spitali ka kuzhinën e vet dhe një menu të personalizuar për të plotësuar nevojat e shijet e çdo pacienti.

Plus këtyre, ka shërbime shtesë si sekretare dhe truprojë. Lindja e binjakëve nga Georgina Rodriguez pritet të ndodhë në pranverë. Ardhja në jetë e dy fëmijëve të tjerë do ta zgjerojë familjen tashmë të madhe të Cristiano Ronaldos, babait të Cristiano JR, Eva, Mateo dhe Alana Martina.