Transmetuar më 19-01-2022, 21:08

Tragjedi në Teksas! Tre adoleshentë u gjetën të vdekur brenda një shtëpie në Crosby të martën pasdite.

Mediat amerikane shkruajnë se ata u gjetën pa shenja jete, nga një anëtar i familjes.

Policia raportoi se të vdekura u gjendën dy adoleshente femra dhe një adoleshent mashkull.

Dyshohet se mund të jetë një vrasje e dyfishtë e më pas një vetëvrasje.

Ofieceri i policisë shtoi se mund të jetë i përfshirë edhe një person tjetër.

Motivi i vrasjes me armë është i paqartë për momentin dhe zyrtarët nuk kanë dhënë identitetin e adoleshentëve, pasi hetimet vazhdojnë.