Transmetuar më 19-01-2022, 21:31

Ambasadorja Yuri Kim vazhdon të jetë e ashpër me Berishën sa i përket vendimit ‘non grata. Madje ajo argumenton se, para se të jepet vendimi, merret një gamë e gjërë informacioni, publiksht dhe jo. ‘Marrin informacion të njohur për publikun dhe nga burime konfidenciale. Nuk merret vetëm DASH për këtë, përfshihet departamenti i thesarit, FBI, CIA dhe një gamë ekspertësh për të parë, mbledhur dhe më pas shqyrtuar faktet që sekretari i shtetit të ketë besim të nënshkruaj’, shprehet Kim.

Deklarata e Yuri Kim:

për Berishën: Ka të bëjë me korrupsionin. Procesi merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës, nuk bëhet me teori konspirative. Ideja se kjo është hakmarrje politike, apo se nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, është se kjo është fantazi. Ja faktet. Mbi 200 persona akuzohen për korrupsion domethënës, në këtë proces ka qindra njerëz dhe ekzaminojnë çdo provë. Kur arrijnë në tryezën e sekretarit të shtetit, sekretari ka sigurinë se fakti. E dini sa emra janë që kur i pa publiku tha “ua sa surprizë”, 0! E dini sa ia kanë dalë që të kthejnë pas vendimin? 0! Nuk jeni përjashtim rregulli. Provat i keni para syve. I ikën ndjekjes penale sepse dolën mbi ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. Nëse e përdor autoritetin e postit për të shkelur ligjin për të vjedhur nga vendi dhe pastaj përdor forcën politike për të intimiduar të tjerët kjo nuk është më e pranueshme. Kështu ka qenë për disa kohë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë që të kërkohet llogari për korrupsionin dhe minimin e demokracisë veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Kjo nuk ka të bëjë me fantazi por me fakte. Janë para syve të tu, të mi dhe para popullit shqiptar.

Kemi marrë në konsideratë një gamë të gjërë informacioni, publiksht dhe jo. Marrin informacion të njohur për publikun dhe nga burime konfidenciale. Nuk merret vetëm DASH për këtë, përfshihet departamenti i thesarit, FBI, CIA dhe një gamë ekspertësh për të parë, mbledhur dhe më pas shqyrtuar faktet që sekretari i shtetit të ketë besim të nënshkruaj. Këto nuk bëhen me thashetheme. Është fantazi. Vendimet tona bazohen në fakte. Po iu them edhe diçka tjetër. Njerëzit thonë se nuk ka dosje provash…Këto përcaktime janë specifike, nuk është çështje ligjore ndaj dhe në asnjë rast nuk paraqesim dosje provash. Shqipëria nuk ka pse të jetë përjashtim në këtë dosje rregullash. Për këtë nuk do i shpëtoni rregullit. Ndjesë!