Transmetuar më 19-01-2022, 21:59

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka përcjellë sërish një mesazh për demokratët.

Në një intervistë televizive ambasadorja Kim është pyetur se cili do të jetë qëndrimi i saj nëse demokratët zgjedhin sërish ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i udhëhequr në politikë.

‘Ta mendojnë mirë! Ta mendojnë mirë kush janë dhe rolin që duan të luajnë në politikën shqiptare dhe çfarë duhet për të fituar zgjedhjet. Edhe me rolin që duan të kenë me SHBA. Unë do të vazhdoj me rolin tim. Por është vendim i rëndësishëm. Shqipëria është në një pikë kthese. Unë favorizoj Shqipërinë. Nuk mendoj dot për një vend tjetër që të kemi një mik tjetër…,”-tha në fjalën e saj ambasadorja.