Transmetuar më 19-01-2022, 22:09

Komisioni i Rithemelimit të PD vendos të hyjë në zgjedhjet vendore të pjesshme.

Deklarata e plotë:

Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë Shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet me të mira të vendit. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave me të mira për secilën nga bashkitë në garë. Nga sot, ne të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”. Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen: Me vetëpropozim; Propozim nga anëtarësia; Propozim nga organet qendrore të PDSH. Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik profesional dhe shoqëror. Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit. Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00