Transmetuar më 19-01-2022, 23:00

Ish-lojtari i Kombëtares së Brazilit, Robinho do të vuajë një dënim me 9 vjet heqje lirie për përdhunim. Vendimi është dhënë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lartë në Itali.

Avokatët apeluan vendimin e Gjykatës së Milanos, por një gjë e tillë nuk u pranua nga Gjykata e Lartë dukë lënë në fuqi dënimin.

Për ngjarjen e ndodhur në 2013, bashkë me ish-lojtarin e Real Madrid, Manchester City dhe Milan u dënua dhe një mik i tij.

Vendimi për dënimin e Robinho u dha fillimisht në 2017, ku u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 22 vjeçe në një klub nate.