Transmetuar më 19-01-2022, 23:17

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ilir Meta u pyet për planet e tij pas përfundimit mandatit në Presidencë. Por, ai nuk ka dha një përgjigje të qartë.

Me ironi, presidenti, e krahasoi veten me futbollistin Cristiano Ronaldo dhe tha se ka parametrat e një 18-vjeçari. Ai pohoi se do t’i përkushtohet popullit të Shqipërisë.

Pjesë nga biseda:

Në moshën 53-vjeçare do të dilni në pension në politik apo të do të rezistoni në politikë?

Jam si Cristiano Ronaldio dhe i kam parametrat për 18 vjeç. Ajo që unë do bëj është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit.

Çfarë angazhimi do të merrini Meta?

Unë do të dëgjoj popullin e 2 marsit. Populli i 2 marsit shpëtoi Shqipërinë nga një gjë e rëndë që mund të ndodhte. Nëse ata do të çonin ligjet me betim të Lanës në Gjykatën Kueshtetuese do të shpërbëja Parlament, qeveri dhe çdo gjë. njeriut që ia thash un spiunoj direkt.