Transmetuar më 19-01-2022, 23:32

Po jetojmë në kohët e maskarenjve, ku edhe të pish një gllënjkë ujë, duhet të ruhesh se mos po të sheh dikush e po të spiunon.

Kjo ka ndodhur në një avion të kompanisë së fluturimeve Southwest Airlines, teksa qytetarja nga Florida, Medora Clai Reading, po udhëtonte drejt vendbanimit.

Me maskë në fytyrë, ajo hyri në bordin e avionit dhe u ul. Në një moment iu tha goja dhe mori të pinte pak ujë, sigurisht duke ulur maskën.

Kaq mjaftoi që gruas së moshuar t’i vërsulen a thua se kishte rënë bomba në avion.

E moshuara kishte pranuar të hynte me maskë edhe pse ka probleme shëndetësore, por kulmi arriti kur stjuardesa, me një sjellje të vrazhdë që po shtohet shumë në radhët e tyre kudo nëpër linjat ajrore, as që pyeti që 68 vjeçarja kishte nevojë të pinte ujë.

Gruaja, veç problemeve me zemrën, ka dhe sheqerin e ulët në gjak, ndaj ka nevojë për hidratim të shtuar që të mos dehidratohet.

Stjuardesa e urdhëroi të largohej nga avioni pavarësisht se e moshuara i kishte treguar kartelën shëndetësore duke argumentuar pirjen e ujit.

E ndërsa stjuardesa po e përzinte, 68 vjeçarja Reading pa se si një pilot i cili nuk e kishte maskën qeshi me tallje kur ajo po largohej e përlotur.

Kristina Heuser, avokatja e Reading, shtoi se një “aeroplan plot me dëshmitarë” e pa  ngjarjen dhe disa mund ta kenë regjistruar atë.

Avokatja e quajti sjelljen e Southwest si “armiqësore dhe abuzive”. Padia e Reading nxjerr në pah shkelje të Aktit federal të Qasjes së Transportuesit Ajror dhe ligjeve të ndryshme të të drejtave civile.

E moshuara u këshillua të kërkojë rreth 10 milionë dollarë dëmshpërblim nga kompania ajrore.

Në Shqipëri, në kaosin e institucioneve, kompanitë ajrore flenë të qeta, pasi megjithë sjelljen e vrazhdë në shumë raste të stafeve të tyre, nuk përballen me padi miliardere si rasti i Reading.