Transmetuar më 19-01-2022, 23:57

Einxhel, Beatrix janë të nominuarit e kësaj jave si pasojë e zgjedhjes së Arbrit për të hapur kutinë e Pandorës.

Donaldi ka folur i shqetësuar me Beatrix për nominimin ku shprehet se është ai që mund të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip këtë të premte.

“Mund të dal dhe unë,nuk e di si është parë këto dy javë” ,tha Donaldi.

“Pse si janë parë këto dy javë?”,e pyeti Beatrix.

“Po ku e di unë si mund të jenë parë,përderisa publiku duartrokiti kur Arbri na nxorri ne të dy në nominim mund të kemi bërë diçka keq”, tha Donaldi

Rikujtojmë se zinxhiri i djeshëm ka hapur shumë diskutime në shtëpi. As Beatrix dhe as Donald nuk shpëtuan DJ Dagz dhe kjo nuk është parë mirë nga një pjesë e banorëve, por edhe nga një pjesë e publikut pasi ata e konsideronin atë shok të ngushtë.