Transmetuar më 20-01-2022, 08:18

Përfshihet nga flakët një apartamenti në Tiranë

Burime për Noa.al informojnë se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut.

Nk ka persona të lënduar, dhe zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët.

Policia njofton se banesa e cila është përfshirë nga flakët ishte marrë me qera nga shtetësja E.D.

Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që tymi është përhapur dhe në banesat e tjera.