Transmetuar më 20-01-2022, 11:03

Dy moderatorët e njohur Edi Manushi dhe Oriela Nebiaj kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”. Ata kanë diskutuar për formatin e që do të nisë këtë të diel, i cili tregon për rrugëtimin e suksesshëm të figurave të televizionit.

Në një klip të shkurtër të publikuar gjatë emisionit, ata kanë treguar se si është dukur moderatorja e njohur Bora Zemani në nisjen e rrugëtimit të saj në televizion.

Përkatësisht, moderatorët kanë sjellë pamjet kur Zemani si 16-vjeçare ishte prezantuar në zyrat e Top Channel, duke konkurruar për të qenë një nga velinat e emisionit “Fiks Fare”.

“Jam Bora Zemani, 16 vjeçe, studioj në Liceun Artistik për kanto, më pëlqen shumë bota e televizionit”, dëgjohet Bora duke thënë në fillimet e saj si adoleshente.

Në atë kohë Bora kishte një pamje krejt ndryshe nga kjo e sotmja, me flokët bjonde, dhe padyshim e pakuruar në detaje si tani.

Bora është shndërruar së fundi në një nga moderatoret më të ndjekura në Instagram, me plot 1 milionë ndjekës, falë edhe trekëndëshit të saj të dashurisë me Donaldin, ky i fundit prej më shumë se 3 muajsh banor i Big Brother.