Transmetuar më 20-01-2022, 11:49

Një mjek në Spitalin Rajonal Elbasan është proceduar nga policia pas hetimeve për vdekjen misterioze të fëmijës së mitur 3 vjeçe ditën e mërkurë.

Mjeku 47-vjeçar Gentian Alla akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Sipas bluve, “ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Burime bëjnë me dije se mjeku është marrë disa orë në pyetje, në lidhje me trajtimin që i është bërë të miturës.

E mitura trajtohej prej disa ditësh në banesë, ndërsa paraprakisht mjekët i kishin thënë se ishte me virozë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në foto babai i vajzës