Transmetuar më 20-01-2022, 11:57

Është ndarë nga jeta vjehrri i kreut të Partisë Demokratike. Lajmin e bën të ditur kunati i Lulzim Bashës, Erjon Isufi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhafer Isufi do të përcillet nesër për në banesën e fundit, te varrezat e Sharrës.

Postimi i familjes Isufi:

Lajmërim!

Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.

Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme date 20 Janar, deri nesër paradite.

Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Famlija pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20.00.

Me mirënjohje dhe respekt,

Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj