Transmetuar më 20-01-2022, 13:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit. I riu Erind Shuteriqi, 32 vjeç, u nda nga jeta krejt papritur ditën e djeshme.

Familjarët kanë thënë se i afërmi i tyre ka pësuar atak kardiak. Për koincidencë, vdekja ndodhi një ditë pasi ai mori vaksinën “Pfizer”.

Megjithatë ende nuk kanë dalë rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor që do përaktojnë shkaqet e vdekjes.

Ndarja nga jeta në lule të rinisë ka hidhëruar pa masë familjarë, të njohur, shokë e miq.

Mamaja e Erindit, Tatjana Shuteriqi ka reaguar me një postim në Facebook ku shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e të birit.

‘Erind shpirt, zemra e mamit kjo qe na ndodhi ishte shokuese!

Çfare të kujtoj më parë mami; buzeqeshjen, mirësinë, ëmbëlsinë, dashurinë që na dhuroje çdo ditë!

Na e këpute kokën bir, por ti do jesh gjithmonë brenda nesh dhe me ne gjithmonë NE TË TRE!!!

Do të të duam gjithmonë zemra jonë!!!

Edhe miqtë e tij kanë reaguar në rrjetet sociale.

Erindi ishte i pasionuar pas alpinizmit dhe sporteve të tjera.

Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, njëkohësisht edhe President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni, i ka kushtuar një dedikim të veçantë Erindit pasi ai ka qenë mjaft aktiv në aktivitetet e kësaj federate duke u ngjitur në majat më të larta në Shqipëri.

‘I Pabesueshëm dhe shumë i trishtueshëm lajmi për ikjen e parakohshme nga kjo jetë e Erind Shuteriqit! Ngushëllime familjes, shoqërisë e miqve të Erindit, shprehet Artur Guni ndërsa publikon foto nga aktivitetet ku ai ka qenë pjesëmarrës.